• e mërkurë, 01 maj 2024

Për Daravellskin në Gjykatën Penale është formuar lëndë dhe pritet t caktohet seancë

Për Daravellskin në Gjykatën Penale është formuar lëndë dhe pritet t caktohet seancë

Shkup, 21shkurt 2023 (MIA) – Përsëritja e procedurës për ish-drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski është e lejuar. Është formuar lëndë dhe do ta shohim, do të vlerësohet nëse ka pengesa për udhëheqjen e procedurës, ndërsa ajo është vjetërim i veprës. Do të shohim, por tani për tani por pritet caktimi i seancës, thonë nga Gjykata Themelore Penale.

Nga Gjykata Themelore, sot në brifingun me mediat, lidhur me rastin e Daravellskit, theksojnë se vendimi është në pajtim me protokollin e dytë të Konventës Evropiane për ekstradim, në pajtim me të cilën shteti ynë ka dhënë garanci për të drejtën e gjykimit të sërishëm në vitin 2015, kur është arrestuar në Beograd dhe është kërkuar ekstradimi i tij.

 "Paragrafi 2 i nenit të njëjtë thotë se "kur pala e lutur do ta njoftojë personin për të cilin është kërkuar ekstradim, për atë se është sjellë aktvendim në mungesë të tij, këtë njoftim lutësi nuk do ta konsideroj si notifikim formal". Kjo do të thotë se është duke vijuar afati prej një viti, edhe pse të gjithë e dimë se ka qenë në paraburgim, e ka ditur dhe është njoftuar për aktgjykimin", sqarojnë nga Gjykata Penale.

Të dyja kushtet, potencojnë nga Gjykata Penale, janë përmbushur në nenin 456 - Përsëritja e procedurës së një personi të gjykuar në mungesë nga Ligji për Procedurë Penale nga viti 2013, siç e zbatojmë.

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale Shkup, e lejoi përsëritjen e procedurës penale kundër Dragan Daravellskit i cili u dënua me shtatë vite burgim për veprën penale "Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit". Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2,5 milionë euro në periudhë prej vitit 1999 deri në vitin 2002.

Ministria e Drejtësisë disa herë kërkoi ekstradimin e tij, pasi ai u arratis në Serbi. Daravellski u arrestua në Beograd në vitin 2016 pas fletëarrestimit ndërkombëtar të autoriteteve të vendit, por atëherë autoritetet serbe nuk e ekstraduan, pasi ka pasur shtetësi serbe.

Ai muajin e kaluar u arrestua në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë përpjekjes për të hyrë në shtet pasi pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2002 u arratis në Serbi.

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR