• e premte, 05 dhjetor 2025

Për avarinë në Pinti dje vepron Inspektorati, thotë Mexhiti

Për avarinë në Pinti dje vepron Inspektorati, thotë Mexhiti

Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Tashmë po vepron Inspektirati për mjedis jetësor i cili është kompetent për terren dhe zbatim të dënimeve, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe minsitër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti lidhur me avarinë në lagjen Pintia në Kisella Vodë ku dje nga rezervoari i objetit të një kompanie private për prodhim të stiroporit janëd erdhur kemikate të përdorura në procesin prodhues.

Në ypetjen e gazetarëve se çka është ndërmarrë lidhur me punën e ndërmarrjes, mexhiti sot udhëzoi për informata tek udhëheqësi i Inspektoratit i cili tani funksionon në kuadër të Ministrisë.

Qyteti i Shkupit dje informoi se në vendin e avarisl janë dërguar ekipe të NJTZ Shkup për izolim të incidentit, ndërsa inspektorët nga Qyteti i Shkupit përgatitën procesverbal për avarinë.

Siç informoi Qyteti i Shkupit, për një lloj të këtillë të avarisë krahas gjobës për kryesin prej 45.000 eurove, pason edhe mballja e fabrikës, si dhe urdhëresa për sanim të dëmeve të shkaktuara nga incidenti.

Qyteti i Shkupit bëri thirrje që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna Kisella Vodë, nën kompetenca të së cilës ndodhet objekti, të veprojnë në pajtim me kompetencat.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR