• e martë, 26 nëntor 2024

Për 2,6 për qind rrite numri i punëtorëve në industri në janar në nivel vjetor

Për 2,6 për qind rrite numri i punëtorëve në industri në janar në nivel vjetor

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Numri i punëtorëve në industri në janar, në krahasim me janarin vitin e kaluar është rritur për 2,6 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).

Në janar 2024, në krahasim me janarin 2023, statistika evidenton rritje prej gjashtë për qind të numrit të punëtorëve në sektorin Miniera dhe gurorët, prej 2,4 për qind në Industrinë përpunuese, ndërsa rritje prej 0,8 për qind në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në janar 2024, në krahasim me janarin 2023, shënon rritje tek Energjia për 4,5 për qind, Produktet kapitale prej 17,5 për qind dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë prej 1,6 për qind, ndërsa rënie te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6,9 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë prej 1,7 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR