Për 15 për qind më pak nxënës dhe studentë të akomoduar në konvikte dhe internate
- Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2024/2025 është 4 889, që paraqet një rënie prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
- Post By Sara Ademi
- 12:33, 19 korrik, 2025
Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2024/2025 është 4 889, që paraqet një rënie prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Gjatë vitit 2024/2025 ka gjithsej 10 konvikte për studentë dhe 19 për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe shkollave të mesme fetare. Janë akomoduar 52 nxënës të shkollës fillore, 1 693 nxënës të shkollës së mesme, 35 nxënës të shkollës fetare ortodokse, 94 nxënës të shkollës fetare islame dhe 3 144 studentë. sa/
foto: MIA