• e mërkurë, 03 korrik 2024

Për 12,5 për qind ulet numri i pasagjerëve me autobusë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Për 12,5 për qind ulet numri i pasagjerëve me autobusë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

 Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA)  - Me autobus në tremujorin e katërt të vitit të kaluar  janë transportuar 11.166.000 udhëtarë, që është një ulje  prej 12.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas llojit të transportit, numri i pasagjerëve të transportuar është rritur vetëm në transportin mes qyteteve për  2.9 për qind, ndërsa në transportin urban është ulur me 16.1 për qind, në atë periferik për 9.9 për qind dhe për 14.6 për qind në transportin ndërkombëtar. 

 Në tremujorin e katërt të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2022, numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor është zvogëluar për 38.5 për qind. Në transportin urban është zvogëluar për 87.8 për qind, në transportin periferik është zvogëluar për 63.2 për qind, në transportin mes qyteteve është rritur për 4.6 për, ndërsa në transportin
ndërkombëtar zvogëlimi është 6.7  për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR