Ostin: Do të formohet koalicion prej dhjetë vendesh për të kundërshtuar sulmet e Huthëve jemenas
- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin ka paralajmëruar formimin e koalicionit në Detin e Kuq për të kundërshtuar "sulmet e papërgjegjshme" të rebelëve jemenas Huthët përgjatë trafikut detar të përbërë nga 10 vende, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe.
- Post By Fami Bajrami
- 08:24, 19 dhjetor, 2023

Uashington, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin ka paralajmëruar formimin e koalicionit në Detin e Kuq për të kundërshtuar "sulmet e papërgjegjshme" të rebelëve jemenas Huthët përgjatë trafikut detar të përbërë nga 10 vende, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe.
"Përshkallëzimi i sulmeve të pamatura nga Huthët jemenas kërcënon rrjedhjen e lirë të tregtisë, rrezikon jetën e marinsave të pafajshëm dhe shkel ligjin ndërkombëtar", ka thënë Ostin.
Foto: arkivi i MIA-s