Osmani-Vllahovski: E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimet tona evropiane
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski në kuadër të GlobSec në Bratisllavë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:14, 30 maj, 2023

Shkup, 30 maj 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski në kuadër të GlobSec në Bratisllavë.
Duke e uruar Vllahovskin për emërimin e tij si ministër i Punëve të Jashtme, siç thekson MPJ, Osmani shprehu besimin se në periudhën e ardhshme të dyja vendet do të avokojnë për dinamikë të përshpejtuar në procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në kontekstin aktual kur arkitektura e sigurisë në Evropë përballet me një sfidë të madhe.
“E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin tonë evropian. Njëherësh, besojmë se Sllovakia do ta përkrah konceptin e integrimit të përshpejtuar dhe do ta përkrah procesin në mënyrë që të bëhet më kredibil, ndërsa që qytetarët tanë t'i ndjejnë më shpejt hapat e përkohshëm afatshkurtër”, theksoi Osmani.
Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani iu referua edhe aktualitetit në lidhje me kryesimin e OSBE-së përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kuadër të OSBE-së 2023.