• e premte, 22 nëntor 2024

Osmani: Votimi në APKE është një moment historik në rrugën evropiane të Kosovës

Osmani: Votimi në APKE është një moment historik në rrugën evropiane të Kosovës

 Prishtinë, 16 prill 2024 (MIA)  - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ka vlerësuar se votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare është moment historik në rrugën evropiane të Kosovës.

Osmani ka thënë se votimi i sotëm është një dëshmi e përkushtimi të vendit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Sot, Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR