• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Viti 2030 qëllimi real për inkuadrimin e Ballkanit në BE

Osmani: Viti 2030 qëllimi real për inkuadrimin e Ballkanit në BE

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Është koha e fundit që BE-ja ta realizojë dhe konfirmojë rrugën e hapur për Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, të dhënë që nga viti 2003, për të cilën rajoni ka punuar me përpjekje të mëdha gjatë dekadave të fundit. Viti 2030 është qëllim real për inkuadrimin e Kontinentit Evropian përmes përfshirjes së Ballkanit në BE. 

Kjo është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar dhe kryesuesit me OSBE-në, Bujar Osmani, i cili pati fjalim në panel-diskutimin së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Petar Sijarto, ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Osmani, siç njoftuan nga MPJ, theksoi se kjo do të jetë një inkurajim edhe për Ukrainën, e cila e ballafaquar me agresion ushtarak të drejtpërdrejtë, njëherit kështu e mbron edhe zgjedhjen e saj për respektimin dhe përkatësinë ndaj vlerave evropiane

Në margjinat e Forumit Ballkanik në Budapest, Osmani realizoi takime të shumta me homologë nga rajoni. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR