• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Vdekja e parakohshme e Vanjës është një tragjedi e madhe për të gjithë ne, krimi duhet të dënohet më ashpër

Osmani: Vdekja e parakohshme e Vanjës është një tragjedi e madhe për të gjithë ne, krimi duhet të dënohet më ashpër

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot shprehu ngushëllime për familjen dhe më të afërmit për vdekjen e 14-të vjeçares Vanja Gjorçevska dhe theksoi se kjo është një tragjedi e madhe, e cila i prek të gjithë qytetarët.

"Vdekja kaq e hershme e Vanjës është një tragjedi e tmerrshme që na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta ndaj familjes dhe të afërmve; mendimet tona janë me Ju, megjithëse e dimë se asgjë nuk mund ta zbusë dhimbjen Tuaj", shënoi Osmani në Fejsbuk.

Ai theksoi se ky krim do të dënohet rëndë, për çka jam i bindur se Prokuroria dhe Policia kanë vënë të gjitha kapacitetet e tyre në dispozicion që me shumë kujdes dhe saktësi ta hetojnë dhe zbardhin rastin deri në detajet më të hollësishme.

"Me të drejtë publiku kërkon transparencë dhe sqarim të plotë. Sado që të jetë tragjike apo tmerruese, medoemos duhet të përballemi me të gjitha motivet dhe detajet e këtij rasti; jo vetëm për t’i shmangur spekulimet dhe manipulimet e shumta, por edhe për t'i dhënë mundësi pjekurisë së shoqërisë, për t’i edukuar fëmijët tanë dhe për të mos harruar", theksoi ministri i Punëve të Jashtme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR