• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani u prit nga Diaspora në Konsullatën e Nderit në Jordani

Osmani u prit nga Diaspora në Konsullatën e Nderit në Jordani
Shkup, 24 tetor 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, vizitoi Konsullatën e Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Jordani me seli në Aman, me të cilën udhëheq Konsullja e nderit, Huda Ibrahim Naser Nafa, ku u prit nga përfaqësues të diasporës sonë.
Siç citohet në kumtesën e MPJ-së, ministri Osmani nënvizoi rëndësinë e Konsullatës së Nderit në Aman, duke theksuar se “në një vend ku nuk kemi përfaqësi konsullore diplomatike, roli i Konsullatës së Nderit është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, për të kontribuar në tregti dhe promovimin e mundësive për investime dhe turizëm të vendit tonë në Jordani", me ç'rast  shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar Konsullen e nderit Nafa për angazhimin dhe përkushtimin e deritanishëm.
Në një bisedë me përfaqësuesit e diasporës, ministri Osmani konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe informoi për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, si dhe sa i përket projekteve të shumta që lidhen drejtpërdrejt me diasporën, citohet në kumtesë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR