• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani - Selakoviq: Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë intensivisht për tejkalimin e krizës ekonomike dhe energjetike

Osmani - Selakoviq: Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë intensivisht për tejkalimin e krizës ekonomike dhe energjetike
Shkup, 21 tetor 2022 (MIA) – Proceset integruese evropiane të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat aktuale energjetike, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani. dhe homologut të tij serb Nikolla Selakoviq në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të procesit të Berlinit. “Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë intenzive, jo vetëm në suaza të bashkëpunimit tonë të frytshëm bilateral dhe rajonal, por edhe në tejkalimin e krizës aktuale ekonomike dhe energjetike”, theksoi Osmani.

Në takim, të dy Ministrat shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me tendencë për të shtuar dinamikën e bashkëpunimit përmes vizitave të rregullta bilaterale dhe partneritetit në kuadër të iniciativave rajonale, ekzistimi i të cilave paraqet vlerë të shtuar të rëndësishme të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral.

Në këtë drejtim iu referuan projekteve dhe iniciativave konkrete, si hapja e vendkalimeve të reja kufitare, për të cilat, në rrjedhë e sipër janë negociatat në nivel të grupeve punuese të ekspertëve, si dhe shkëmbimi tregtar, i cili, në kontinuitet rritet. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR