• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është vendimtar për shoqëritë demokratike

Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është vendimtar për shoqëritë demokratike

Tetovë, 5 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot dhe nesër mbahet  në Tetovë mbahet Konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe përforcimin e rolit të grave.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani theksoi se Konferenca ndërlidhet në iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme “Gratë në politikën e jashtme” të formuar në vitin 2021 me qëllim të përforcimit të rolit të gruas në diplomaci. 

 "Sigurimi i kushteve që do të garantojnë që gratë të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje, përfshirë edhe në sektorin politik dhe të sigurisë, është me rëndësi të jashtëzakonshme për stabilitetin në rajonin e OSBE-së, i cili po përballet me sfidën më komplekse të sigurisë, siç është agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Pikërisht për këtë, kryesimi  i Maqedonia e Veriut me OSBE-në si një nga prioritetet kyçe e vendosi barazinë gjinore në të gjitha tre dimensionet e OSBE-së – të sigurisë, ekonomike dhe njerëzore", theksoi kryesuesi  i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

 Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmid theksoi se me rëndësi thelbësore është që të flitet dhe të punohet për barazinë gjinore me qëllim që të arrihet stabilitet afatgjatë. Ajo theksoi se ekzistojnë tendenca regresive në barazinë gjinore, duke përfshirë edhe në rajonin e OSBE-së, ku  shënohet diskriminim gjatë punësimit, deri në pozitat drejtuese.

 "Është shumë e rëndësishme që t'i përforcojmë përpjekjet e përbashkëta për ta forcuar rolin e gruas në të gjitha fushat e jetës. Do të doja të theksoja tri gjëra të cilat i përmenda në konferencë si hapa të nevojshëm për të ecur përpara. Së pari, duhet edhe më tej të investojmë dhe më tej në vendosjen e grave në pozita udhëheqëse, të rrisim pjesëmarrjen e tyre në iniciativat për zgjidhjen e konflikteve, pastaj t'i tejkalojmë të gjitha pengesat për pjesëmarrje më të madhe të grave, përfshirë edhe në luftën me tregtinë me njerëz. Na nevojiten mekanizma efektivë për t'iu përgjigjur dhe interpretuar atyre që i kanë mbijetuar tregtisë me njerëz. Është e nevojshme që institucionet në shtetet tona anëtare të forcohen në mënyrë që ato të mund të përgjigjen shpejt dhe të luftojnë dhunën në bazë gjinore", theksoi Shmid.

Në pyetjen e gazetarëve për ministrin Osmani se pse në Maqedoninë e Veriut ka kontradikta për shkak të pjesëmarrjes së ulët të grave në pushtet, ai theksoi se qëllimi i konferencës është rritja e vetëdijes  për nevojën e fuqizimit të grave në shoqëri. 

"Nuk ka siguri të qëndrueshme nëse nuk ka pjesëmarrje të barabartë të grave në të gjitha proceset në shoqëri dhe ky është qëllimi të ofrojë përvoja dhe mesazhe konkrete nga të cilat  më pas do të bëhen përcaktime  për të gjitha 57 vendet anëtare pjesëmarrëse të OSBE-së. Natyrisht edhe nga kjo do të përfitojmë edhe ne. Jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është dedikuar për tre kontinente ku shtrihet OSBE-ja, me mbi 1.3 miliardë njerëz. Të përcaktohen normat se si duhet të duket një shoqëri demokratike. Disa statistika më inkurajuan për rolin e grave në Maqedoninë e Veriut. Numri më i madh i  grave hulumtuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se potenciali është këtu dhe ne si politikë të marrim masa në kuadër  të kornizës së këtyre normave dhe përcaktimeve që i promovon OSBE-ja që ta përmirësojmë pozitën e gruas dhe marrjen e vendimeve", theksoi Osmani.

 Ai tha se pajtohet me konstatimin se gjendja nuk është e mirë, por se "bëjnë gjithçka  që të dërgojnë mesazh që të gjithë e përcaktojnë vendin e gruas në shoqëri".

Foto: Arkiivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR