• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani: Qytetarët që kanë mbetur jashtë shtetit pas 12 shkurtit me dokumente të vjetëra udhëtimi, do të mund të kthehen me fletë udhëtimi

Osmani: Qytetarët që kanë mbetur jashtë shtetit pas 12 shkurtit me dokumente të vjetëra udhëtimi, do të mund të kthehen me fletë udhëtimi

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Qytetarët që kanë mbetur jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe kanë dokumente të vjetëra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me fletë udhëtimi, që lëshohen në zyrat diplomatike-konsullare, informoi në brifingun e sotëm me gazetarët, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Osmani tha se nuk ka vend për panik tek qytetarët, PDK-të do të punojnë me dy turne edhe të shtunën dhe të dielën, duke shtuar se fluksi më i madh i kërkesave për fletë udhëtimet janë në Gjermani.

"Aty ka dhe dy stacione mobile të reja për lëshimin e dokumenteve për udhërim. Fluksi më i madh është në Bon, ku janë lëshuar mbi 6.000 fletë udhëtimi. Pastaj në Bern, Berlin, Mynih, Venecje, Romë dhe Lubjanë", tha Osmani.

Ai tha se në shtetet ku nuk ka PDK, respektivisht  në Afrikë, ku ka vetëm në Kajro, po punohet në e-konsullatë dhe flet udhëtimet do të dërgohen me postë.

Më 12 shkurt skadon periudha e tranzicionit nga Marrëveshja e Prespës, neni 6. Osmani thotë se ekziston jë vullnet i qartë politik edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga Greqia për të vazhduar me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR