• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani: Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar për realizimin e anëtarësimit të plotë deri në vitin 2030

Osmani: Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar për realizimin e anëtarësimit të plotë deri në vitin 2030

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) -  Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim dypalësh me kryetarin e Këshillit Evropian, në Fejsbuk shënoi se kishin biseda produktive me kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe se në fokus ishin negociatat për anëtarësim në BE.

"Në fokus: negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal. Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar për realizimin e objektivit strategjik: anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030, për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë të qytetarëve tanë. Unioni është partneri ynë pa mëdyshje në realizimin e agjendës së reformave të brendshme", ka shkruar Osmani.

Në takimin dypalësh që u zhvillua para fillimit të sotëm të Forumit Strategjik të Bledit mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq. sa/

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR