• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani pret që nesër të takohet me Gençovskën

Osmani pret që nesër të takohet me Gençovskën
Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) – Të papranueshme janë çështjet që kanë të bëjnë me Komisionin për historinë, të hyjnë në kornizën negociuese të vendit për anëtarësim në Be, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, duke paralajmëruar se pret që nesër të shihet me homologen e tij bullgare Teodora Gençovska.Osmani në “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5, vlerësoi se bisedimet që kanë zhvilluar me Gençovskën fundjavën e kaluar në Shkup kanë qenë të mira dhe konstruktive.“U dakorduam për mënyrën e implementimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, pa hyrë në përmbajtje”, tha Osmani.Shefi i diplomacisë shtoi se kanë “komunikuar në hollësi”, kanë biseduar për të gjitha çështjet në fakt për katër çështjet në paketën dhe vlerësoi se ka avancim dhe mirëkuptim.“Kemi dallime sipas çështjeve të caktuara, vendosëm të kthehemi në qendrat tona për koordinime shtesë”, informoi Osmani.Osmani tregoi se ata nuk kanë definuar përmbajtjen e zgjidhjes, por formën e zgjidhjes.“Ne në këtë që jemi dakorduar të shtunën ishte sesi të implementohet vendimet pasiqë Komisioni solli vendim të caktuar”, tha Osmani.Ai informoi se është dakorduar një paragraf dy vendet të konfirmojnë institucionin që do të përcjellë gjuhën e urrejtjes dhe që ka insistuar saktë të konfirmohet ky institucion, përsëri është harmonizuar që këtë ta bëjnë të dy Ministritë për Punë të Jashtme.“Ka protokoll bilateral që zgjidh çështjet nga llojit të gjuhës së urrejtjes, qasje në arkiva, punën e Komisionit për historinë dhe keni çështje nga paketa e kornizës negociuese”, tregoi Osmani. Duke e komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov se ka pasur propozim që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet pasi do të shënohen bullgarët në Kushtetutën tonë, Osmani tha se kryeministri bullgar ishte korrekt kur ka thënë "por, nuk ka marrëveshje për këtë", sepse, siç theksoi, kjo është e papranueshme për vendin. "Për ne i kundërt duhet të jetë sekuencimi i hapave. Ne nuk kemi dilema se kjo duhet të përfundojë, por lidhur me hapat është proces i kundërt. Ne mendojmë se korniza negociuese duhet të jetë së bashku në pako me të drejtat e konferencës ndërqeveritare dhe më pas të hyjmë në procesin e ndryshimeve kushtetuese", potencon Osmani. Bullgaria, sipas shefit të diplomacisë, e ka të drejtën për ta bllokuar procesin për çfarëdo argumente. "Kështu që me rëndësi është që ne të dakordohemi çka do të ketë në kornizën negociuese si parakushte në proces dhe të zhbllokohen negociatat", konkludon Osmani. I pyetur lidhur me deklaratën e Petkovit se vetoja do të largohet kur BE-ja do t'i garantojë tre kushtet që i kërkon Bullgaria, Osmani theksoi se qëndrimet e sotme dhe të djeshme nga Sofja nuk do t'i marrë si referente, se kjo, siç theksoi, në këtë vend ka "dinamikë shumë të rëndë politike". Osmani theksoi se nuk do të komentonte, me qëllim  "të mos vonohet në ditët e fundit para Samitit të liderëve evropianë". "Nuk kam pritur se do të vijë një situatë e tillë në qeverinë bullgare. Unë kisha edhe burime të tjera të informacioneve se punët nuk janë kaq të lehta. Për ne, ato dinamika në Bullgari nuk janë të rëndësishme në kuptimin e përfshirjes tonë. Unë jam tani më një vit e gjysmë ministër, nëse ka ministër të ri, do të jetë ministri i katërt me të cilin do të bisedoj. Megjithatë, kjo nuk kontribuon në mbajtjen e dinamikës, do të duhet gjithçka nga fillimi", tha Osmani duke shtuar se dorëheqja e Gençovskës është rrethanë e vështirë. Sipas tij, duhet të vazhdohet me tentimet dhe të shfrytëzohet kjo periudhë deri në samitin e BE-së. "Ata do të vendosin për ministër të ri. Nuk mund të parashikoj prej sot. Pres nesër të jetë më qartë se cilët do të jenë hapat e ardhëm. Nesër do të komunikoj për të parë si më tutje në këto ditë", shtoi Osmani. bs/fb/

QËNDRONI TË LIDHUR