• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Për qëllime partiake është krijuar narrativa propaganduese për ndryshimet kushtetuese

Osmani: Për qëllime partiake është krijuar narrativa propaganduese për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani beson se askush nuk do të guxojë ta vendosë shtetin në izolim në momentin kur do të duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese. 

"Mendoj se komunikimet e vendeve anëtare, partnerëve seriozë të cilët japin garanci për imazhin e procesit, të cilat bëhen mbrojtëse të interesave tona në Evropë, do ta bindin publikun dhe partitë politike dhe askush nuk do të guxojë ta vendosë shtetin në izolim në 10 vitet e ardhshme kur paraqitet rruga e përshpejtuar në rajon. Do të jetë shumë vështirë të shtypet butoni i kuq, të izolohet shteti që kjo qështje të zgjidhet diku deri në vitin 2033 në kushte shumë të papërshtatshme kur të rinjtë janë larguar dhe do të duhet qështjen e njëjtë ta zgjidhim ndoshta edhe më keq", deklaroi sot Osmani duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Vlerësoi se për shkaqe partiake është krijuar narrativa propaganduese për ndryshimet kushtetuese.

"Partitë e keqpërdorin frikën e qytetarëve për qëllime partiake, jo për interes të shtetit. Ata nuk kanë asnjë argument pse janë kundër, prandaj insistoj që besimi të fillojë sa më shpejt sepse dua t'i shoh ata të debatojnë dhe të shoh nëse do të japin argumente të vërteta, të përgjigjen pse do të rrezikoheshin maqedonasit nëse Kushtetuta i përmend ato që janë përmendur tashmë", tha Osmani, duke shtuar se Bullgaria nuk ka ndihmuar shumë në krijimin e një atmosfere besimi.

Beson se dalëngadalë do të kuptohet e gjithë propaganda rreth ndryshimeve kushtetuese kur qytetarët vetë do të lexojnë dhe do të sigurohen se nuk ka hapësirë për frikë. 

"Në kategorinë të tjera janë të gjitha bashkësitë të cilat janë përmendur që domethënë që këto ndryshime kushtetuese nënkuptojnë vetëm konfirmim të asaj që tashmë qëndron në mënyrë implicite, Mendoj se dalëngadalë do të prishet ajo propagandë rreth ndryshimeve kushtetuese kur qytetarët do të lexojnë vetë dhe do të shohin se nuk munden në asnjë mënyrë të rrezikohen interesat e shtetit", tha Osmani. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR