• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani për “Politika”: KVAD Ballkani Perëndimor nuk kërcënon Ballkanin e Hapur

Osmani për “Politika”: KVAD Ballkani Perëndimor nuk kërcënon Ballkanin e Hapur

Beograd, 5 prill 2023 (MIA) - Platforma KVAD është promovim i vlerave dhe ideve specifike që drejtpërdrejtë lidhen me procesin e eurointegrimeve, përkatësisht harmonizimin me qëndrimet e BE-së për çështjet aktuale me të cilat ballafaqohet kontinenti evropian, ka deklaruar për "Politika" ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili në intervistë i është referuar edhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, duke theksuar se ky hap është shumë i rëndësishëm për mbarë rajonin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Osmani pas reagimeve në mediat serbe, nisur nga “Sputniku” rus në intervistën për “Politika” ka shpjeguar platformën KVAD Ballkani Perëndimor.

"Bëhet fjalë për avancimin e harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të katër vendeve (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ky forum joformal është autentik dhe në asnjë mënyrë nuk lidh apo kërcënon asnjë iniciativë rajonale, veçanërisht jo Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit", deklaroi Osmani.

Siç tha ai, në rajon ka më shumë se shtatëdhjetë iniciativa rajonale dhe secila ka justifikimin dhe peshën e vet, revitalizimi i procesit të Berlinit nuk e përjashton Ballkanin e Hapur i cili justifikimin dhe domosdoshmërinë e tij e dëshmoi me faktin se është iniciativë e jonë origjinale dhe se vetvetiu e definojmë dinamikën e aktiviteteve dhe takimeve, pasi të tre vendet konsiderojnë se është e arsyeshme dhe e domosdoshme. Idetë dhe marrëveshjet fillimisht janë të përafërta me idetë dhe qëllimet e procesit të Berlinit dhe në këtë rast të dyja iniciativat janë komplementare", ka thënë Osmani.

Ai në intervistën për "Politika" i referohet edhe marrëveshjes së arritur në Ohër midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Marrëveshja dhe zbatimi i plotë i saj nuk janë të rëndësishme vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për mbarë rajonin dhe të ardhmen e saj evropiane. Dua të rikujtoj se takimi mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti u zhvillua në Ohër në të njëjtën ndërtesë ku u arrit Marrëveshja kornizë e Ohrit e cila konsiderohet si marrëveshja më e suksesshme paqësore e cila doli nga konflikti në ish Jugosllavi. Edhe Kosovën edhe Serbinë i konsiderojmë si fqinjë tanë dhe padyshim dëshirojmë që takimi në Ohër të jetë një kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përvoja në mbylljen e çështjeve tona të hapura, si në shtëpi ashtu edhe me fqinjët, tregon se politika dhe dialogu, kompromiset dhe zgjidhjet diplomatike sjellin shumë përfitime. Ato krijojnë stabilitet dhe kohezion të brendshëm, miq nga fqinjët, partneritet me miqtë ndërkombëtarë, stabilitet rajonal, progres dhe prosperitet, ka thënë Osmani.

Si kryesues i OSBE-së, por edhe si ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ai përshëndeti iniciativat reale dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve, siç është progresi në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR