• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani për MIA-n: Tani është momenti kur përcaktohet drejtimi i lëvizjes së shtetit

Osmani për MIA-n: Tani është momenti kur përcaktohet drejtimi i lëvizjes së shtetit

Bruksel, 13 shtator 2023 (MIA) - Me të vërtetë jam optimist se tani po hyjmë në një fazë të re, me çka topi është në anën tonë dhe besoj se qytetarët do ta kuptojnë rëndësinë e momentit se fati i shteteve vendoset në momente të caktuara, ndërsa ky është një nga ato momente kur përcaktohet drejtimi i lëvizjes së shtetit, kur jemi në pikë kthese nëse do të hyjmë në periudhë të izolimit ose në periudhë të integrimit të përshpejtuar në BE, deklaroi për MIA-n ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fund të vizitës së sotme të punës në Bruksel. 

Tani, tha Osmani, përgjegjësia na takon të gjithë neve, secilit politikan, secilit deputet dhe secilit qytetar. "Qëndrimi dominuese është se ka një ndryshim të pazakontë në pozicionin e BE-së për nevojën për zgjerim. Fatkeqësisht, u desh të kishte luftë për të rritur këtë vetëdijësim, por ky vetëdijësim është këtu. Qëndrimi është se nuk e dimë se sa do të zgjasë ajo derë e hapur dhe prandaj është e rëndësishme që secili ta njohë momentin", theksoi Osmani.

Ai theksoi se të gjithë këtu në Bruksel porosisin se tani është momenti dhe kontekstin gjeopolitik të cilin duhet ta shfrytëzojmë, sepse nuk e dimë se kur përsëri do të krijohet një ambient si ky.

"Kjo tani e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe që të arrijmë në çdo shtëpi dhe te çdo qytetar dhe tu tregojmë çka vijon nëse e zgjedhim njërin drejtim, ndërsa çka nëse e zgjedhim drejtimin tjetër", shtoi Osmani.

Shefi i diplomacisë potencoi se vizita e tij e sotme në kryeqytetin e Belgjikës kishte tri pjesë, me çka temë themelore ishte ngjarja me rastin e 8 Shtatorit, e cila organizohet çdo vit përgjatë rrjetit diplomatik, ndërsa këtë vit kjo bëhet në Bruksel dhe Uashington.

"Tema e dytë ishte NATO dhe takimi me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me të cilin shkëmbyem informacione lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës dhe rolin e Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e vendit, ndërsa përmes rolit tim si kryetar i OSBE-së diskutuam gjithashtu edhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve ndërmjet OSBE-së dhe NATO-s", shtoi Osmani.

Ai theksoi se jo më pak e rëndësishme ishte edhe tema e tretë e takimeve në Këshillin Evropian dhe prezantimi në organizatën tink tenk Qendra për Politikat Evropiane ku prezantoi konceptin tonë - më shumë integrim para anëtarësimit, si mënyrë për të ruajtur besueshmërinë e Bashkimit Evropian përmes përfitimeve, të cilat do t'i ndjejnë qytetarët para vetë anëtarësimit në BE.

"Kjo nuk është ndonjë përgatitje alternative dhe ne kemi qenë më të zhurmshëm që kur Sharll Mishell tha se viti 2030 është viti kur ne bëhemi shtet anëtar. Tani pyetja është se si deri në vitin 2030? Është shumë e rëndësishme për ne që deri në vitin 2030 të integrohemi ngadalë në tregun evropian, të kemi qasje në fondet e BE-së dhe të ulemi në tavolinën ku krijohen politikat", shtoi Osmani.

Sipas tij, ky koncept i yni tashmë ka jehonë serioze edhe atë jo vetëm te liderët e BE-së, që sot ishte konfirmuar edhe nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në paraqitjen vjetore para Parlamentit Evropian. 

Lidhur me vërejtjet nga Brukseli për ndryshimet në Kodin Penal, Osmani theksoi se edhe sot në takime ka sqaruar se ato ndryshime janë në kuadër të harmonizimit me legjislacionin evropian, me çka disa ndryshime të caktuara që ishin mjet i debatit publik nuk janë prej tani, por zvarriten me vite të tëra si çështje që devijojnë nga e drejta evropiane dhe si zgjidhje të vështira të cilat nuk jepnin mundësi për zbatimin e shtetit juridik për shkak të vendosjes së ngurtë të dispozitave të Kodit Penal. 

"Tani sipas sqarimit të të gjithë ekspertëve, me ndryshimet Ligji bëhet më fleksibil dhe më dinamik dhe fokusohet në pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, por edhe gjykatësve u jep mundësi që t'i përfundojnë lëndët më shpejt. E gjithë kjo do të sjellë një dinamikë të re në gjyqësor, të cilën qytetarët e presin. E di që për kontekstin ka teori konspirative se kjo ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Por nuk ka të bëjë me to, por është çështje që ka vite që zvarritet dhe do të mundësojë dinamizëm, fleksibilitet dhe vendime të shpejta në gjyqësor, pikërisht në interes të sundimit të së drejtës", theksoi Osmani. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR