• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani për kryqin në Kodrën e Diellit: Lojë parazgjedhore e politikanëve të papërgjegjshëm

Osmani për kryqin në Kodrën e Diellit: Lojë parazgjedhore e politikanëve të papërgjegjshëm

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit është "lojë parazgjedhore" e cila, siç tha, me shumë gjasa është dakorduar "mes forcave nacionaliste që tentojnë të keqpërdorin besimin dhe ndjenjat fetare në garën parazgjedhore” dhe të shkaktojnë kësisoj tensione ndëretnike dhe ndërfetare.

Ai ka ftuar opozitën, konkretisht partinë BESA e cila, siç tha ai, në mungesë të kapaciteteve për të ofruar një jetë më të mirë për qytetarët, "është futur në një marrëveshje të tillë me forcat nacionaliste".

"Prandaj temë dominonte është Bullgaria dhe rreziku nga Bullgaria, ka njëfarë albanofobie dhe tentim për ta imponuar atë nga ana e partive politike maqedonase dhe tani kjo marrëveshje, me gjasë performancë e dakorduar mes BESËS e cila në mungesë të kapacitetit për të ofruar një jetë më të mirë për qytetarët ka hyrë në një marrëveshje të tillë me forcat nacionaliste nga të dyja palët me qëllim për të shkaktuar tensione dhe sot më pyesni se çfarë mendoj unë për kryqin, kështu që unë për hir të elektoratit tim të them diçka që do të provokojë besimtarët maqedonas dhe kështu të fillojë cikli i akuzave dhe tensioneve të ndërsjella? Ky është qëllimi. Nuk ka asnjë qëllim të ndershëm në këtë marrëveshje që është i turpshëm për vendin. Në vend që të gjejmë një mënyrë për të hapur kapitujt, ne hyjmë në këto tema", tha Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai i quajti ata "politikanë të papërgjegjshëm" që përpiqen që në fushatën e tyre politike të keqpërdorin emocionet fetare të qytetarëve "të cilat janë ndjenja më të thella".

"Ata duhet t'i ekspozojmë para publikut me emër e mbiemër, të gjithë ata që janë dakorduar në të dy blloqet për të shkaktuar mosdurim fetar dhe etnik për të fituar më shumë pikë politike. Gjithçka tjetër është dytësore", ka thënë Osmani.

Atij siç tha nuk i pengon asnjë simbol fetar, por nëse vendosen me qëllim për t'u përdorur për të krijuar tensione në periudhën parazgjedhore, shton ai, “kjo më së shumti e dëmton vetë kryqin dhe besimtarët që e respektojnë atë simbol fetar".

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR