• e martë, 05 nëntor 2024

Osmani për deklaratën e Kopit: Bllokimi i rrugës drejtë BE-së është shkaku i drejtpëdrejtë për pamundësi në arritjen e standardit evropian për sundim të drejtësisë

Osmani për deklaratën e Kopit: Bllokimi i rrugës drejtë BE-së është shkaku i drejtpëdrejtë për pamundësi në arritjen e standardit evropian për sundim të drejtësisë

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së është shkaku kryesor për pamundësinë e arritjes së standarit evropian për sundimin e drejtësisë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetarëve që ta komentojë porosinë e djeshme të ambasadorit holandez Dirk Jan Kop, të dhënë në takimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar pas rënies së vazhdueshme në sundimin e drejtësisë në vend. 

"Ky është vazhdimi i qëndrimit të Ambasadës holandeze të cilin e tha në disa raste para fundit të vitit të kaluar në shumë intervista. Sipas gjitha gjasave BDI-ja është një nga ato që më së shumti flasin për luftën kundër korrupsionit, kuptohet edhe se do të kërkohet mbështetje nga ana e BDI-së. Në bisedimet e mia me ambasadorin holandez kemi dy dallime thelbësore konceptuale. Ai vlerëson se ne mundemi të arrijmë standard evropian të sundimit të drejtësisë edhe pa bisedime me BE-në. Nga njëra anë, dikush këtë e lexon si kompliment, nga ana tjetër disa e lexojnë si ulje të presionit për zgjerimin e BE-së, të cilin, ja dikush mund të thotë dashakeq prandaj Holanda është e njohur për mungesë të disponimit për zgjerim", thotë Osmani.

Sipas tij, standard evropian për sundim të drejtësisë nuk mundemi të arrijmë pa bisedime me Unionin, por, siç tha, "mundemi ndonjë standard ballkanik të sundimit të drejtësisë të arrijmë edhe vetë". 

"Nuk mundemi, them nuk mund të arrijmë standard evropian të sundimit të ligjit pa proces të bisedimeve dhe këto dy procese janë të ndërlidhura. Bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së është një arsye e drejtpërdrejtë për pamundësinë e arritjes së këtij standardi evropian. Pra, këtu shtrohet pyetja se cila është më e vjetër, veza apo pula, a është arsyeja pse jemi të bllokuar duke mos mundur të arrijmë një standard evropian apo fakti që nuk po arrijmë një standard evropian është arsyeja pse nuk mund të shkojmë drejt BE-së. Mendoj se këtu ka shumë zona gri. Dhe ka edhe një ndryshim, ai është se qëndrimi se ka ndikim politik në gjyqësor, nga ana jonë, më tepër konsiderojmë se ka njëfarë ndikimi të oligarkisë në pikat kritike të sistemeve në vend, të cilat janë shumë të rrezikshme nga çdo ndikim i mundshëm politik", vlerëson Osmani.

Ambasadori holandez Dirk Jan Kop, dje në takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka transmetuar porosinë se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar pas rënies së vazhdueshme në sundimin e drejtësisë në vend. 

"Ambasadori Dirk Jan Kop u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti që ta transmetojë porosinë se pas dy viteve rënie të vazhdueshme të sundimit të drejtësisë, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar përgjatë spektrit politik", njoftoi dje Ambasada e Holandës në vend në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk.

Në statusin për takimin, i cili në bazë të fotografisë është mbajtur në selinë e BDI-së, theksohet edhe qëndrimi i Ambasadës për ndikimin politik ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

"Gjithashtu, është i papranueshëm ndikimi joadekuat politik mbi pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore dhe do të shkaktojë reagim të fuqishëm nga Holanda", qëndron në publikimin në profilin në Fejsbuk të Ambasadës së Holandës, e cila është nënshkruar nga BDI-ja. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR