• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Nuk ka konspiracion në llogaritjen e ditës - kur do t'i dorëzojmë ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Osmani: Nuk ka konspiracion në llogaritjen e ditës - kur do t'i dorëzojmë ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Nuk ka asgjë konspirative në përcaktimin e ditës, kur ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend. Thjesht, kalkulohet kur është momenti më i duhur, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ndryshimet kushtetuese, përsëriti nuk janë kontoverse dhe janë në interes të shtetit.   

"Mendoj se kryeministri bëri një deklaratë konkrete, tha se propozimet për ndryshimet kushtetuese do të dërgohen brenda një kohe të shkurtër. Ne jemi Qeveri politike dhe i llogarisim të gjitha aspektet, i japim hapësirë ​​vazhdimit të bisedimeve politike, koordinohemi me Kuvendin për sa i përket procedurave të brendshme, vendosim kohën për të ndihmuar debatin. Nuk ka asnjë komplot pas përllogaritjes së ditës kur do të dërgojmë propozimet, por përkundrazi, kalkulim klasik, kur është momenti më i mirë, kur Parlamenti konsideron se mund ta procedojë menjëherë tekstin, nëse të gjitha diskutimet janë ezauruara, për t'i dhënë një ditë më shumë opozitës për të reflektuar dhe është çështje kalendarike për shkak të pushimeve. Nuk ka asgjë konspirative, pres që teksti të dërgohet shpejt në Kuvend, brenda ditëve, javëve në vijim. Për mua do të jetë momenti më i rëndësishëm, kur qytetarët do të lexojnë ndryshimet kushtetuese. Madje dikujt i kam thënë, amendamentet kushtetuese do t'i vendos në tabela që qytetarët të shohin se e gjithë propaganda në lidhje me ndryshimet kushtetuese nuk është korrekte", theksoi Osmani në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. mb/

Foto: MIA dhe MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR