• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani nga Turkmenistani vazhdon vizitën në Azinë Qendrore si kryesues i OSBE-së

Osmani nga Turkmenistani vazhdon vizitën në Azinë Qendrore si kryesues i OSBE-së

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Omani, pas vizitave në Uzbekistan dhe Kazakistan në gusht të këtij viti, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Turkmenistan.

Siç njoftoi MPJ-ja, vizita në Turkmenistan është në kuadër të realizimit të një pjese të angazhimeve kryesore të Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe mbështetjes së punës së operacioneve të OSBE-së në terren në vendet pjesëmarrëse të Azisë Qendrore (CA ).

Osmani në Ashgabat do të realizojë takime me Presidentin e Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov, Ministrin e Punëve të Jashtme, Rashid Meredov, me të cilin do të mbajë edhe konferencë për media, me Gurbanguly Berdimuhamedov, Kryetarin e Këshillit Popullor të Turkmenistanit dhe Dunyagozel Gulmanova, Kryetaren e Kuvendit. Përveç takimeve me kreun e shtetit, Osmani do të ketë edhe takime me organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Qendrës së OSBE-së në Ashgabat, si dhe me ambasadorë rezidentë të vendeve pjesëmarrëse në OSBE dhe partnerë nga organizata të tjera ndërkombëtare.

"Bashkëpunimi i misioneve në terren të OSBE-së në vendet e Azisë Qendrore ka një rëndësi të madhe për zbutjen e pasojave të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Gjithashtu, Rajoni i Azisë Qendrore është drejtpërdrejt i ekspozuar ndaj pasojave të krizës humanitare dhe situatës së përgjithshme në Afganistan. Korniza për veprim e OSBE-së u ndihmon vendeve pjesëmarrëse të këtij rajoni që t'i përgjigjen në mënyrë të duhur situatës në drejtim të zbutjes së rreziqeve për stabilitetin e Azisë Qendrore", qëndron në kumtesën e MPJ-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR