• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani: Nga Kosova kërkojnë krijimin e AKS-së, ndërsa nga Serbia nuk kërkojnë të votojnë Kosovën në KE

Osmani: Nga Kosova kërkojnë krijimin e AKS-së, ndërsa nga Serbia nuk kërkojnë të votojnë Kosovën në KE

Prishtinë, 14 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në Samitin për demokraci në Kopenhagë deklaroi se e ardhmja e Kosovës është në integrimin euroatlantik.

Duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ajo tha se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, por se Serbia nuk po e bën këtë.

"Dëshirojmë të respektojmë çdo marrëveshje që kemi arritur në dialog. Por si në të gjitha marrëveshjet e tjera, ka dy palë dhe nëse njëra palë nuk zbaton një pikë të vetme, ajo i kërcënon marrëveshjet, ndërsa në rastin kur Serbia tregon publikisht se nuk do ta zbatojë dhe nuk e pranon marrëveshjen, atëherë pyetja lind a kemi marrëveshje", tha Osmani.

"Ne kërkuam nga palët e BE-së që të zbatojnë marrëveshjen paralelisht. Ne nuk ikim nga obligimet që dalin nga marrëveshja, por Serbia duhet t'i zbatojë në të njëjtën kohë", ka shtuar ajo.

Osmani konsideron se obligimi i Kosovës nga marrëveshja, mes tjerash, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe (BKS), por me kusht që Serbia “de fakto” ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo u përgjigj se “Serbia nuk po kryen presion, po ashtu edhe Kosovës po i kërkohet të formojë një AKS në mënyrë që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR