• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani nga BeH: OSBE ka ofruar mbështetje për deminimin në rrethinën e Majevicës

Osmani nga BeH: OSBE ka ofruar mbështetje për deminimin në rrethinën e Majevicës

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) -  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Qendrën për heqjen e minave në BeH i ka dhuruar dy automjete të specializuara për deminim, që do të punojnë për heqjen e municioneve të pashpërthyera nga rrethina e Majevicës, të mbetura nga lufta në vitet 1992-1995.

"Këto automjete të specializuara janë donacion i Qeverisë gjermane dhe tregues se OSBE-ka ofron mbështetje, duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, organizatat, komunitetet e prekura dhe partnerët ndërkombëtarë", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Pastrimi i plotë i territorit nga minat është planifikuar deri në vitin 2024 dhe donacioni do të jetë i një rëndësie të madhe për të përfunduar procesin, si për popullatën përreth, ashtu edhe për çminuesit që punojnë në terren.

“Arritja e këtij qëllimi është e një rëndësie kryesore, në mënyrë që banorët e këtij rajoni të jetojnë normalisht. Me këtë po dërgojmë një mesazh të rëndësishëm se Misioni është këtu pikërisht 'për popullin', sepse ata kërkojnë mbështetjen tonë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Majevicën, por ne po dërgojmë një mesazh të fortë për rëndësinë kritike dhe vlerën e paqes”, tha Osmani gjatë vizitës.

Ai shtoi se Majevica është një nga shembujt e rrallë në BeH ku komunat po ndërmarrin hapa konkretë drejt pajtimit. Falë mbështetjes së Misionit për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunave, kryetarët e pesë komunave në Majevicë treguan lidership të madh dhe u bashkuan që të punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve të tyre.

​"Veprimet dhe vlerat e tyre në mënyrë të përkryer harmonizohen me ato të kryesimit tonë me OSBE-në, ku fjala është për njerëzit", theksoi Osmani gjatë vizitës.  

Fotografia: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR