• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani: Nën moton "Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim", me vendosmëri dhe ambicie strategjike drejt zgjedhjes së Sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal

Osmani: Nën moton

SHkup, 12 mars 2024 (MIA) - Në cilësinë e Kryesuesit të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), Maqedonia e Veriut inicion thirrje të re për zgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal për shkak të mungesës së konsensusit në dy vitet e fundit për kandidatët e paraqitur, në konkurset e fundit.

Për këtë qëllim, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u dërgoi letër ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim me Evropën Juglindore, ku i njoftoi se konkursi i mëparshëm po anulohet dhe se po hapet një i ri, në të cilën, pjesëmarrësit e Procesit mund të paraqesin kandidaturat.

“Si kryesues i kësaj iniciative mora vendim që të anulohet procesi i deritanishëm apo konkursi për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, të cilin ne e kemi trashëguar nga dy kryesimet e mëparshme. Prandaj, sollëm vendimin të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm në të cilin Maqedonia e Veriut do të ketë kandidatin e saj, për herë të parë, me ambicie të madhe”, tha Osmani në konferencën e sotme për media.

Zgjedhja e pozicioneve drejtuese të nismave të rëndësishme rajonale, në dy vitet e fundit është dëshmuar si një proces mjaft i vështirë. Për të bërë përpjekje për zhbllokimin e këtij procesi, siç theksoi ministri Osmani, propozimi nga ana jonë është që të kalojmë në një proces të presidencës me rotacion sipas shkronjës së parë të një shteti apo kryeqyteti, “Duhet zgjedhur shkronja e parë me short, e më pas me rotacion sipas rendit alfabetik për zgjedhje mandat pas mandati”, me çka do të ofroheshin mundësi të barabarta që të gjithë pjesëmarrësit të jenë pjesë e “timonit” të nismave rajonale. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR