Osmani në takimin e Ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ku këtë vit nikoqir është ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
- Post By Melahat Baftija
- 09:51, 5 tetor, 2023

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ku këtë vit nikoqir është ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
"Në takim pritet të diskutohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimin e kësaj iniciative kyçe në bashkëpunimin rajonal, rëndësinë në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe", njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Në margjinat e takimit në Tiranë, ministri Osmani do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë. mb/