• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani në takim me bartësit e MKartës nga Italia

Osmani në takim me bartësit e MKartës nga Italia

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në kuadër të vizitës së punës në Romë u takua me përfaqësues të diasporës sonë në Itali, respektivisht me bartësit e MKartës.

Siç bën të ditur MPJ, ministri ka shprehur mirënjohje për interesimin e treguar mbi projektin MKARTA, të cilin vetë e prezantoi rreth tre vite më parë, në maj të vitit 2021, si një rrjet i vlefshëm i përfaqësuesve tanë më të mirë të diasporës në botë, të cilët me veçantitë e tyre kanë lënë gjurmë në mjediset e reja ku janë të integruar me sukses, duke promovuar shtetin jashtë vendit.

“Projekti MKarta paraqet një lloj njohjeje, një konfirmim për shtetas të shquar që jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën e tyre kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm dhe kështu në mënyrë të denjë e përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut jashtë vendit. Në mesin e bartësve nga Italia, këtë vit ka gastronom me famë botërore, biznesmenë, kardiolog dhe kardiokirurg të njohur, artist, magjistër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe profesor të gjuhës dhe letërsisë shqipe”, theksoi Osmani.

Përveç njohjes simbolike të punës së tyre të jashtëzakonshme, përmes këtij projekti forcohen lidhjet e atyre personave të dalluar me vendin dhe hapen mundësi për bashkëpunim të shtuar dhe rolin e tyre proaktiv të institucionalizuar në Maqedoninë e Veriut.

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR