Osmani në Oslo në takimin ministror të NATO-s
- Nga Bratisllava, ku mori pjesë në Globsek 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, udhëton për në Oslo, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:49, 31 maj, 2023

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Nga Bratisllava, ku mori pjesë në Globsek 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, udhëton për në Oslo, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
"Në fokus të bisedimeve do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, mbështetja e mëtejshme për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës, si dhe nxitja e bashkëpunimit me vendet partnere", bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
MOJ-ja informon se ministrat do t'i referohen përgatitjeve përfundimtare dhe vendimeve kyçe që pritet të miratohen në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në muajin korrik në Uillnus. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s