• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani në Nju-Jork realizoi takim me kolegun estonez Cahna

Osmani në Nju-Jork realizoi takim me kolegun estonez Cahna

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Cahna. 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme,  Osmani i përshëndeti "marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke falënderuar Estoninë për mbështetjen e qartë dhe të zëshme për negociatat e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian".

Njëherazi, ai përsëriti gatishmërinë tonë për të zbatuar përvojën estoneze në fushën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

 

 

"Ekziston një impuls i ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, i cili kërkon veprim si nga BE-ja ashtu edhe nga vendet e rajonit: Bashkimi Europian duhet të ofrojë përfitime më konkrete gjatë procesit të anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin veprime vendimtare në zbatimin e agjendës së reformave dhe miratimin e standardeve të BE-së”, theksoi Osmani.

Cahna theksoi se Estonia e vlerëson lartë kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit të OSBE-së.  

"Dy bashkëbiseduesit theksuan se partneriteti mes dy vendeve në aspektin e sigurisë dhe përkushtimi për arritjen e paqes në tokën europiane, sa më shpejtë që të jetë e mundur, forcohet në mënyrë shtesë në kuadër të aleancës së NATO-s. Në të njëjtën kohë, ata theksuan domosdoshmërinë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë tregtar", theksohet nl kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR