• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani në fund të kryesimit me OSBE-në: Dëshmuam para gjithë botës se kemi kapacitet politik

Osmani në fund të kryesimit me OSBE-në: Dëshmuam para gjithë botës se kemi kapacitet politik

Shlkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Dëshmuam para gjithë botës se posedojmë kapacitet politik dhe praktik, profesionalizëm dhe përkushtim, gjë që kulmoi me organizimin e Këshillit të 30-të të Ministror. Me vendimet që morëm, e realizuam planin që e përshkruam në fillim të Kryesimit - dhamë kontribut të madh në sigurimin e funksionalitetit të OSBE-së. Kryesimi jonë ka qenë i fokusuar te njerëzit dhe kemi punuar me përkushtim në idenë se OSBE-ja mund të avancojë dhe të ruajë gjithçka që njerëzit e vlerësojnë më së shumti - të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e tyre”, tha  shefi i diplomacisë Bujar Osmani në shënimin e përfundimit të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, bëri të ditur MPJ-ja.  

Ai shtoi se  vendi kurrë nuk do të devijojnë nga mbrojtja e vlerës së tyre, në të njëjtën kohë duke forcuar parime të tilla ku ato kundërshtoheshin dhe viheshin në dyshim. Sipas Osmanit, ruajtja e parimeve dhe angazhimeve nënkuptonte ruajtjen e Organizatës sonë, e cila këtë vit u përball me një krizë të paparë, ekzistenciale.

“Me krenari mund të theksoj sërish se Takimi Ministror në Shkup solli energji të re në parimet tona, përkatësisht në parimin tonë udhëzues, i cili na shtyn fuqishëm përpara përkundër përpjekjeve të aktorëve të caktuar për ta minuar atë. Suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur e ndajmë me ministritë dhe institucionet e shumta që u përfshinë dhe morën pjesë në arritjen e rezultateve të Kryesimit tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për organizimin e Takimit Ministror”, theksoi ministri Osmani. 

 

Ai shprehu mirënjohje edhe për institucionet me të cilat MPJ-ja ka bashkëpunuar dhe që kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme për Këshillin e suksesshëm Ministror në Shkup, siç janë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes dhe pjesëtarët e forcave ushtarake të Maqedonia e Veriut, Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarje foli edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se Samiti ishte platformë për forcimin e besueshmërisë së lartë ndërkombëtare të vendit tonë. 

“Organizimi pa mangësi i një ngjarjeje me rëndësi globale, që na bëri nikoqirë të suksesshëm, na lejoi të rrisim shikueshmërinë tonë në skenën ndërkombëtare, por edhe të konfirmojmë përkushtimin tonë për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin. Këtë përgjegjësi e morëm shumë seriozisht, duke ditur se siguria është parakusht themelor për suksesin e këtij dialogu ndërkombëtar. Prandaj, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të veçanta për secilin nga policët e angazhuar që me përkushtimin maksimal e realizuan qëllimin e caktuar”, theksoi Spasovski në ngjarjen që e organizoi MPJ-ja për shënimin e përfundimit të kryesimit të Republikës së Maqedonisë me OSBE-në. 

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR