• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani mori pjesë në Konferencën e 44-t ministrore të frankofonisë

Osmani mori pjesë në Konferencën e 44-t ministrore të frankofonisë

Shkup, 4 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte sot në Jaunde të Kamerunit për të marrë pjesë në Konferencën e 44-t Ministrore të Frankofonisë.

Në prani të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Osmani theksoi se kjo konferencë është një mundësi tjetër që organizata të konfirmojë vlerat e saj që ne i vlerësojmë dhe duam t'i promovojmë.

"Maqedonia e Veriut është thellësisht e bindur se Frankofonia paraqet një familje kombesh, të cilat të bashkuara rreth gjuhës frenge, ndajnë gjithashtu aspirata të përbashkëta për një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqen, respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe diversitetin kulturor, solidaritetin dhe bashkëpunimin. Prandaj jemi shumë krenarë që i përkasim", theksoi Osmani.

Në margjinat e konferencës, Osmani zhvilloi takime me ministrat e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Francës, Ignazio Cassis dhe Catherine Colonna, si dhe një sërë takimesh të tjera joformale. Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi bilateral dhe multilateral ndërmjet vendeve në domenin e Organizatës së Frankofonisë, Kombeve të Bashkuara, si dhe sfidat e OSBE-së dhe kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën.

Foto: МРJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR