• e premte, 22 nëntor 2024

Osmani në takim me Orav: Kosova i plotëson kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE-në

Osmani në takim me Orav: Kosova i plotëson kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE-në

Prishtinë, 3 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me ç'rast tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani, siç kumtoi kabineti i saj, tha se "Kosova vazhdon të jetë në krye të reformave në të gjitha fushat, duke e harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke u koordinuar plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së".

Presidentja e Kosovës në takim me diplomatin evropian e theksoi vlerën e trajtimit të kandidatëve për anëtarësim në Union "në bazë të meritave dhe pranimit të vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së".

"Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë ato të sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian në drejtim të plotësimit të qëllimeve të përbashkëta. Në këtë, presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspirante në bazë të meritave dhe pranimit të vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së", thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR