• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri austriak, Pamer

Osmani i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri austriak, Pamer

 Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer.

Siç bëri të ditur MPJ-ja,  ministri Osmani, duke i uruar mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik Ambasadorit të ri, theksoi se pret bashkëpunim më të ngushtë, si dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve, i cili karakterizohet nga dialogu politik aktiv në nivelin më të lartë, gjë që është konfirmim i vendosmërisë dhe i interesit të të dy shteteve për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve edhe në sferën ekonomike.

"Ambasadori Pamer rikonfirmoi qëndrimin e Austrisë për mbështetje të pahamendshme për procesin e integrimit tonë evropian, duke e përshëndetur agjendën gjithëpërfshirëse të reformave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me theks në sfidat aktuale në vend", qëndron në kumtesë.

Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, me theks në funksionimin e suksesshëm të Organizatës, si dhe për sfidat lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, theksojnë nga MPJ-ja.

 Foto: MPJ

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR