Osmani: Forcimi i komuniteteve pakicë në Kosovë është faktor kyç për forcimin e shtetit
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen konstituive të përbërjes së re të Këshillit Konsultativ për Komunitete, theksoi se Këshilli parasheh dëshmi për përkushtimin e Prishtinës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.
Prishtinë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen konstituive të përbërjes së re të Këshillit Konsultativ për Komunitete, theksoi se Këshilli parasheh dëshmi për përkushtimin e Prishtinës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.
"Angazhimi im i palëkundur është që çdo qytetar, pa dallim etnie, feje apo gjuhe, të jetë pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë kosovare. Kam reflektuar mbi arritjet kryesore të këtij Këshilli gjatë vitit të kaluar dhe kam shprehur mbështetjen time të plotë në arritjen e qëllimeve të tij", theksoi Osmani.
Ajo përsëriti se prioritet është mbrojtja e sigurisë dhe dinjitetit të çdo individi, duke theksuar se asnjë qytetar nuk duhet të margjinalizohet apo diskriminohet.
Këshilli Konsultativ pë Komunitete është organ këshillues i presidentes së Kosovës me mandat dyvjeçar dhe menaxhohet nga përfaqësues të komuniteteve pakicë të vendit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s