• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani e prezantoi Planin për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Osmani e prezantoi Planin për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në pres konferencë e ka prezantuar Planin për qetësimin e situatave në veri të Kosovës, si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në kohë kur Republika e Maqedonisë së Veriut është kryesues me OSBE-në. Bëhet fjalë për udhërrëfyes në nëntë pika.

Plani, tha Osmani, është dërguar deri te misionet e OSBE-së në Prishtinë dhe Beograd dhe për këtë qëllim, sot në Shkup do të ketë takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë dhe në Serbi, ku do të na bashkangjitet edhe ambasadori i OSBE-së në Shkup.

"Temë kryesore në takimin e sotëm do të jetë Udhërrëfyesi në nëntë pika dhe angazhimi i mëtejshëm eventual i misioneve, të organizatës në implementimin e Planit. Gjatë periudhës së ardhshme pres që për angazhimin eventual të mëtejshëm të OSBE-së të bisedoj edhe me Beogradin edhe me Prishtinën, si dhe me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë, para së gjithash në BE, gjë që e lehtëson dialogun, por edhe me aleatët dhe Komandën e NATO-s, të cilët përmes KFOR-it janë të pranishlm në terren", tha Osmani në konferencën për shtyp.

Ai në fillim foli rreth rolit të OSBE-së, me ç'rast tha se me praninë e saj të gjatë dhe angazhimin në terren, në rajonin tonë të Evropës Juglindore, ka ndërtuar besim të madh mes qytetarëve dhe në këtë kuptim paraqet resurs jashtëzakonisht të vlefshëm, i cili mund të ndihmojë në proceset e normalizimit dhe avancimit të masave për ndërtimin e besimit.

"OSBE-ja ka mision të vetin në terren, edhe në Kosovë edhe në Serbi, por edhe këtu në Shkup. Këto tri pika të pranisë së thellë në rajon, mes popullatës, mes qytetarëve, i konsideroj bazë më të fuqishme për sukses të udhërrëfyesit të propozuar. Si hap të parë, plani parashikon që Kosova dhe Serbia ta riafirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes themelore dhe Protokollit të Ohrit. Marrëveshja Kurti - Vuçiq në Ohër është marrëveshje e mirë dhe kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve, parimi i parë është ajo që është dakorduar, të respektohet. Nuk mund të flasim për ndërtimin e besimit, nëse nuk implementohet ajo që është dakorduar dhe prej këtu riafirmimi ndaj marrëveshjes themelore, por edhe ajo që është dakorduar në Ohër konsiderojmë se paraqet fillim të mirë", tha ministri.

Ai shtoi se pika e dytë, e tretë dhe e katërt janë aktivitete që çojnë drejt qetësimit të tensioneve në terren.

"Kosova t'i tërheq forcat speciale, Serbia ta zvogëlojë gatishmërinë ushtarake. Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in dhe EULEKS-in t'u mundësohet në tërësi të kujdesen për rendin dhe sigurinë e shtetit. Protestat të anulohen dhe në funksion të vihen funksionet dhe shërbimet komunale, për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëheri t'u lejohet qasje të punësuarve në komuna. Në ndonjë mënyrë, përmes këtyre aktiviteteve parashihet kthimi i situatës në normalitet, respektivisht në nivel që ishte para se të fillojnë trazirat", sqaroi Osmani.

Pas qetësimit të situatave, tha ai, në dy pikat e ardhshme parashikohet zgjidhja e krizës politike, të shkaktuar nga zgjedhjet lokale. Kjo do të thotë, shtoi, që këtë verë kryetarët e zgjedhur të komunave në komunat kontestuese të japin dorëheqje, duke e hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme komunale. Zgjedhjet e parakohshme, në përputhje me kushtet, të mbahen këtë vit dhe në to të marrin pjesë të gjitha subjektet politike.

Tre pikat e fundit nga udhërrëfyesi e paraqesin rolin e OSBE-së në tërë këtë proces.

"OSBE-ja do ta përkrah procesin zgjedhor, përmes përkrahjes teknike të autoriteteve të Kosovës, të cilat do t'i organizojnë zgjedhjet, duke e përforcuar me këtë besimin mes komuniteteve. organizata do të ndërmerr disa aktivitete për angazhimin e të rinjve në programet dhe proceset për pajtim dhe më me rëndësi, OSBE-ja do t'i vendos kapacitetet e saj në dispozicion për përkrahje të implementimit me vullnet të mirë nga të dy anët të dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut. Konsideroj se ky është plan i mirë dhe ai është në pajtim me disa proipozime të tilla, të cilat kanë arritur edhe nga organizata tjera multilaterale dhe përfaqësues të lartë politik", tha ministri. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR