• e premte, 05 dhjetor 2025

Osmani e ftoi përsëri Mexhitin në debat, Mexhiti i tha të caktojë termin në cilindo televizion që dëshiron

Osmani e ftoi përsëri Mexhitin në debat, Mexhiti i tha të caktojë termin në cilindo televizion që dëshiron

Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Kandidatët për kryetar të komunës së Çairit nga VLENI, Izet Mexhiti, dhe nga AKI i udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani, pas disa shkëmbimeve të replikave të ashpra, sot arritën një marrëveshje që të ballafaqohen në njërën nga televizionet në kuadër të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale të planifikuara për 19 tetor.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e AKI-t, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp bëri përsëri thirrje për ballafaqim deri te kundërkandidati i tij Izet Mexhiti për të marrë pjesë në një debat publik. Sipas Osmanit, debati është institucioni më i rëndësishëm në një fushatë zgjedhore.

“E thashë edhe dje, pesë ditë me radhë e ndryshoja agjendën, i anuloja takimet në pritje të atij debati”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se është i gatshëm të ballafaqohet me këdo, në çdo kohë dhe në çdo vend, duke shtuar se më 19 tetor do të ndodhë ballafaqimi i vërtetë, kur qytetarët do të vendosin se çfarë shteti duan, çfarë pozicioni duan në të dhe çfarë Çairi duan.

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u përgjigj se është gati për një debat në çdo televizion kombëtar.

"Le ta mbyllim këtë debat, le të bëhet burrë dhe të caktojë termin, le të zgjedhë televizionin kombëtar, dhe  prej sot po i them se aty më ka", deklaroi Mexhiti. ls/ 

Foto: Izet Mexhiti

 

QËNDRONI TË LIDHUR