Osmani: Dialogu politik për paqe duhet të jetë alternativa e vetme
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues me OSBE-në Bujar Osmani sot porositi se dialogu politik për paqe duhet të jetë alternativa e vetme dhe duhet të mbizotërojë aspekti humanitar.

Shkup, 19 shtator 2923 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues me OSBE-në Bujar Osmani sot porositi se dialogu politik për paqe duhet të jetë alternativa e vetme dhe duhet të mbizotërojë aspekti humanitar.
"Shqetësuese janë informacionet për operacionet ushtarake në Stepanakert/Kankendi, ku rrezikohen edhe jetët e civilëve. Bëj apel për deeskalim të menjëhershëm. Dialogu politik për paqe duhet të jetë alternativa e vetme dhe duhet të mbizotërojë aspekti humanitar", ka shkruar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.
Osmani paralajmëroi se në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, do të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan, ku do të apeloj edhe një herë për vazhdimin e angazhimit diplomatik për t'i dhënë prioritet përpjekjeve për paqe të qëndrueshme.
Foto: Fesjbuku i ministrit Bujar Osmani