• e mërkurë, 03 korrik 2024

Osimen shpallet futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2023

Osimen shpallet futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2023

Marakesh, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen është shpallur futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2023. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua mbrëmë në Marrakesh (Marok).

 Në konkurrencë për çmimin ishte sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah dhe mbrojtësi i PSZH-së, Ahraf Hakimi.

Trajneri më i mirë është shpallur Valid Regragi, i cili udhëhoqi Marokun në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar 2022.

Portieri më i mirë u shpall marokeni, Jasin Bono nga Al Hilal.

Osimen ka luajtur 39 ndeshje për Napolin sezonin e kaluar, duke shënuar 31 gola dhe pesë asistime. Nigeriani 24-vjeçar ndihmoi napolitanët të fitojnë Serinë A.

Në vitin 2022, çmimin lojtari më i mirë i vitit iu nda Sadio Manes (Senegal). si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR