Osimen ëndërron të luajë në Premier Ligë, por nuk ka asjgë kundër as për shpërngulje në Bajern të Mynihut
- Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen ëndërron të luajë në Premier Ligë, por po ashtu nuk ka asgjë kundër të shpërngulet në Bajern të Mynihut.
- Post By Besnik Shuki
- 17:51, 16 mars, 2023

Napoli, 16 mars 2023 (MIA) - Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen ëndërron të luajë në Premier Ligë, por po ashtu nuk ka asgjë kundër të shpërngulet në Bajern të Mynihut.
Këtë e kumtoi gazetari i "Sky Sport"-it, Florian Pletenberg.
Megjithatë, thuhet se gjasat për shpërngulje në Bajern të Mynihut janë të vogla, pasi klubi nga Mynihu nuk do ta realizojë transferin nga pikëpamja financiare.
Për sulmuesin e Napolit në Premier Ligë janë të interesuar Çellsi dhe Mançester Junajted. bsh/
Foto: EPA