• e diel, 22 dhjetor 2024

Orhan Murtezani - ministër për Çështje evropiane

Orhan Murtezani - ministër për Çështje evropiane

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Orhan Murtezani, i cili në Qeverinë e re do ta udhëheqë Ministrinë e Çështjeve evropiane, ka lindur në Shkup më 07.06.1984. 

Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” - Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin Marmara në Stamboll. 

Prej vitit 2021 deri në vitin 2023 ishte drejtor i përjgithshëm dhe kryesues i SHA MEPSO, ndërsa në vitet 2019 dhe 2020 drejtor i përgjithshëm në KD të SHA Hekurudhat – Transporti. Në biografinë e tij qëndron edhe se ka qenë themelues dhe drejtor i Oki Trans Logistik SHPK dhe drejtor i Qendrës për demokraci. 

Prej vitit 2016 është zëdhënës i partisë politike Alternativa. 

Flet gjuhën shqipe, maqedone, angleze dhe turke. ab/ 

Foto: МIА arkivi 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR