Organizim global për ndalimin e armëve kimike thirri takim për situatën në Siri
- Organizata për parandalim të armëve kimike nesër do të mbajë takim urgjent në të cilën do të bisedohet për gjendjen në Siri, për shkak të shqetësimit për rezervat e kimikateve toksike në atë vend. Organizata pardje e porositi Sirinë se është e detyruar të respektojë rregullat për mbrojtjen dhe asgjësimin e substancave të rrezikshme, pasi rrebelët hynë në Damask gjatë fundjavës dhe e rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al Asad.
Hagë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Organizata për parandalim të armëve kimike nesër do të mbajë takim urgjent në të cilën do të bisedohet për gjendjen në Siri, për shkak të shqetësimit për rezervat e kimikateve toksike në atë vend. Organizata pardje e porositi Sirinë se është e detyruar të respektojë rregullat për mbrojtjen dhe asgjësimin e substancave të rrezikshme, pasi rrebelët hynë në Damask gjatë fundjavës dhe e rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al Asad.
Mbledhjen e thirri këshilli ekzekutiv i organizatës për të biseduar për gjendjen aktuale në Siri, si dhe për statusin e hetimeve në vazhdim në vend.
Regjimi i Asadit ka mohuar se ka shfrytëtzuar armët kimike, por Organizata ka gjetur prova që sugjerojnë se Siria ka përdorur vazhdimisht gaz kundër civilëve gjatë luftës civile. Më herët këtë vit ishte zbuluar se Shteti Islamik ka përdorur gaz iperit në luftimet në qytetin Mareu në vitin 2015.
SHBA-ja njoftuan se do të njohin dhe mbështesin një qeveri të re siriane që heq dorë nga terrorizmi, shkatërron rezervat e saj të armëve kimike dhe mbron të drejtat e pakicave dhe grave. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s