• e martë, 20 janar 2026

Organizatat humanitare në Gazë përballen me tërheqje të lejeve nga ana e Izraelit

Organizatat humanitare në Gazë përballen me tërheqje të lejeve nga ana e Izraelit

Tel Aviv, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Disa organizata ndërkombëtare humanitare të cilat punojnë në territoret palestineze, përfshirë edhe Mjekë pa kufij (MSF), po përballen me mbylljen e operacioneve të tyre në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme. 

Qeveria izraelite ndërmori hapa juridikë për heqje të lejeve të tyre për punë të cilat hyjnë në fuqi më 1 janar, duke theksuar se nuk janë regjistruar edhe përfshirja e pretenduar e disa të punësuarve në aktivitete terroriste. 

Ministria e Diasporës njoftoi se 37 organizata deri më tani janë goditur nga pezullimi. 

Ata janë informuar se licencat e tyre do të tërhiqen më 1 janar dhe se do të duhet t’i ndërprenë dhe përfundojnë aktivitetet e tyre më së voni deri më 1 mars. 

Mjekë pa kufij në një kumtesë javën e kaluar paralajmëruan se kërkesat e reja për regjistrim të vendosura nga Izraeli mund të lënë qindra mijëra njerëz në Rripin e Gazës pa ndihmë mjekësore që shpëton jetë. 

MSF i bëri thirrje Izraelit të “sigurojë që organizatat ndërkombëtare joqeveritare të mund ta ruajnë dhe vazhdojnë përgjigjen e tyre të paanshme dhe të pavarur në Gazë”. 

Ndihma tashmë e kufizuar humanitare nuk duhet të kufizohet edhe më shumë, thuhet në kumtesë. 

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, organizatat refuzuan kërkesë të parashtrojnë lista komplete të të punësuarve të tyre palestinezë për kontrolle të sigurisë. Izraeli i akuzoi MSF-në për përfshirje të disa nga të punësuarit e tyre në aktivitete ndërkombëtare. 

Në qershor të vitit 2024, për shembull, ishte vrarë një luftëtar i grupit Xhihadi Islamik i cili ishte i punësuar në organizatë. 

Në shtator u bë e ditur se një i punësuar tjetër shërbente si snajperist për Hamasin. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR