• e premte, 05 dhjetor 2025

Organizata izraelite për të drejta të njeriut e akuzojnë shtetin për gjenocid në Rripin e Gazës

Organizata izraelite për të drejta të njeriut e akuzojnë shtetin për gjenocid në Rripin e Gazës

Jerusalem, 30 korrik 2025 (MIA) - Dy organizata kryesore izraelite për të drejta të njeriut - B'Celem dhe Mjekë për të drejta të njeriut - Izrael publikuan raporte në të cilët pohohet se Izraeli po kryen gjenocid ndaj popullatës palestineze në Rripin e Gazës. Akuzat vijnë nga vetë shteti i Izraelit, që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme ndërkombëtare dhe debat të ashpër juridik për natyrën e operacionit ushtarak izraelit.

Në rpaortin e quajtur "Gjenocidi ynë", B'Celem pohon se aksionet e Izraelit në Gazë i kanë të gjitha elementet që i kërkon Konventa për parandalim dhe ndëshkim të krimit gjenocid, përfshirë edhe qëllimin për shkatërrim të tërë një grupi të mbrojtur. Thuhet se bëhet fjalë për "infrastrukturë të vdekjes", politikë sistematike dhe të organizuar të shkatërrimit që nuk bën dallim mes civilëve dhe caqeve luftarake.

Paralelisht, organizata Mjekë për të drejta të njeriut - Izrael në raportin e vet hollësisht e dokumenton shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Gazë, përfshirë edhe sulmet ndaj të sëmurëve, arrestimet e punonjësve mjekësorë dhe bllokadat e resurseve mjekësore. Ky trajtim i popullatës së ndjeshme civile, pohojnë autorët e raportit, paraqet shkelje serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe tregon për qëllimin e shkatërrimit të popullatës për shkak të pamundësisë për të mbijetuar.

Vlerësimet e këtyre organizatave përputhen me qëndrimet e disa institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertëve juridik. Historiani dhe njëri prej hulumtuesve kryesorë në botë për Holokaustin, profesori Omer Bartou nga Universiteti Braun, paraprakisht paralajmëroi se aksionet e Izraelit në Gazë sjellin elemente të qarta të gjenocidit. Ai deklaroi se ky është "gjenocid strukturor" që përfshin jo vetëm vrasje, por edhe shkatërrim sistematik të kushteve për jetë të një popullate të tërë.

Në kundërshtim me këtë, qeveria izraelite fuqishëm i hedhë poshtë akuzat për gjenocid, duke cekur se kjo është luftë legjitime kundër organizatës terroriste Hamas dhe se aksionet ushtarake nuk janë të kahëzuara drejt popullatës civile. Disa shkencëtarë izraelitë dhe amerikanë, gjithashtu, shprehën mospajtime me këto kualifike, duke vlerësuar se termin gjenocid po përdoret për arsye politike dhe nuk është në pajtim me definiconet ligjore.

Megjithatë, publikimi i këtyre raporteve të organizatave izraelite paraqet precedent në kontekstin vendor dhe plotësisht e parashtron çështjen për përgjegjësinë e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. pritet raportet të merren parasysh në procedurën para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, si pjesë e padisë të cilën e parashtroi Afrika Jugore kundër Izraelit për akte gjenocidale në Rripin e Gazës. ab/

foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR