Orce Gjorgjievski, kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit (video)
- Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, është kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lolkale, që do të mbahen në tetor.
- Post By Besnik Shuki
- 14:56, 6 korrik, 2025
Shkup, 6 korrik 2025 (MIA) - Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, është kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lolkale, që do të mbahen në tetor.
Vendimin e kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski, pas seancës së sotme të Komitetit ekzekutiv, që u mbajt në selinë e partisë në Shkup, duke shtuar se bazohet në anketat që tregojnë se "Gjorgjievski po udhëheq bindshëm, madje edhe pesë herë më shumë në krahasim me zgjidhjet që propozohen nga LSDM-ja, ndërsa si kryetar komune ka treguar rezultate".
Janë konfirmuar edhe kandidaturat për komunën e Gazi Babës, ku do të kandidatohet kryetari aktual i komunës, Boban Stefkovski, për Karposhin Sotir Llukroski nga sektori privat, për Llozovën, kryetari aktual i komunës Boshko Cvetkoski, për Pehçevën kryetari aktual i komunës Aleksandar Kitanski, për Resnjën kryetari aktual i komunës Jovan Tozioski, për Zërnovcin po ashtu kryetari aktual i komunës, Borçe Kocev.
"Po paraqesim ofertë për kuadro të ndershëm dhe të pakompromituar për komunat dhe do të dalim me një vizion dhe program të qartë për zhvillimin e secilës komunë", tha Mickoski.
Paraprakisht janë shpallur kandidaturat për 33 komuna, të cilat partia në pushtet i ka përcaktuar në seancat e Komitetit ekzekutiv në maj dhe qershor - për Manastirin, Kavadarin, Ohrin, Velesin, Shtipin, Gjevgjelinë, Aerodromin, Butelin, Gjorçe Petrovin, Çucer-Sandevën, Sveti Nikollën, Karbincin, Zelenikovën, Ilindenin, Konçen, Dellçevën, Novosellën, Vasilevën, Bosilovën, Berovën, Petrovecin, Vevçanin, Bërvenicën, Jegunovcin, Makedonski Brodin, Mogilan, Probishtipin, Bogdancin, Demir Kapinë, Rosomanin, Novacin dhe Debarcën. bsh/
Фото: приинтскрин