• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: T’u kërkojmë familjeve tona të paguajnë 3.5 herë më shumë për gaz? Kjo nuk është lidership, por vetëvrasje ekonomike

Orban: T’u kërkojmë familjeve tona të paguajnë 3.5 herë më shumë për gaz? Kjo nuk është lidership, por vetëvrasje ekonomike

Budapest, 27 qershor 2025 (MIA)

Të kërkojmë që familjet tona të paguajnë 3.5 herë më shumë për gazin? Kjo nuk është lidership, por vetëvrasje ekonomike. Unë dhe kryeministri Robert Fico e kemi bërë të qartë: nuk do t'i pranojmë kërkesat e Brukselit për të ndaluar blerjen e energjisë ruse. Hungaria nuk do të mbështesë kurrë vendime që ndëshkojnë popullin e vet, shkroi kryeministri hungarez Viktor Orban në X.

Në videon që postoi si pjesë të njoftimit, Orban thekson:

"Dje pata një takim me kryeministrin e Sllovakisë dhe të dy ramë dakord se nuk mund t'i pranojmë kërkesat e BE-së për të ndaluar blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Sllovakët janë gjithashtu në një situatë të vështirë dhe nëse mund ta shpreh kështu: nëse i pranojmë kërkesat, kostot e familjeve do të dyfishohen për energjinë elektrike dhe tre herë e gjysmë për gazin. Mund t'u them vetëm një gjë të gjithëve: pse do të binte dakord një kryeministër hungarez me këtë? Pse duhet të miratoj një vendim që do të rezultojë në kosto për familjet hungareze të cilat do të duhet të paguajnë tre herë e gjysmë më shumë për gazin? Pse po ma kërkojnë këtë? Dhe si u shkoi ndërmend një budallallëk i tillë? Ne jemi këtu për ta bërë jetën më të mirë për njerëzit, jo më keq. Dhe ajo që po kërkoni do t'i dëmtojë hungarezët. Kuptoni një gjë: Nuk do ta merrni kurrë pëlqimin tim". sa/

https://x.com/PM_ViktorOrban/status/1938579278175883299

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR