• e shtunë, 23 nëntor 2024

Orban të premten udhëton në Florida për t'u takuar me Trampin

Orban të premten udhëton në Florida për t'u takuar me Trampin

Budapest, 4 mars 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban të premten do të takohet me ish presidenti amerikan Donald Tramp në Florida, njoftuan mediat britanike.

Orban prej më parë mbështeti hapur përpjekjet e aleatit të tij shumëvjeçar këtë vit të kthehet në funksionin e presidentit të SHBA-së.

Për Trampin, sërish, kryeministri hungarez me orientim të djathtë, i cili rregullisht kundërshton Bashkimin Evropian është "një lider i madh".

Politika konservatore e Orbanit ishte mirëpritur nga populistët në SHBA, ndërsa Hungaria ishte nikoqir i takimeve të Konferencës për veprim politik të konservatorëve (SRAS) në dy vitet e fundit.

Muajin e ardhshëm Hungaria për të tretën herë do të jetë nikoqir i SRAS.

Kryeministri hungarez, i cili refuzoi të dërgojë armë në Ukrainë dhe mban lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë edhe pas pushtimit, vazhdimisht përsërit se vetëm kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.

"Nuk ëstë bixhoz, por bast për shansin e vetëm të arsyeshëm, ne në Hungari vëmë bast për rikthimin e presidentit Tramp", tha Orban. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR