• e hënë, 23 dhjetor 2024

Orban të enjten për vizitë zyrtare në BeH

Orban të enjten për vizitë zyrtare në BeH

Sarajevë, 2 prill 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban të enjten, më 4 prill, do të arrijë për vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, është konfirmuar sot për Radion Evropa e Lirë (REL) në Këshillin e Ministrave të BeH-së.

Orban, siç është paralajmëruar, në aeroportin e Sarajevës do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave, Elmedin Konakoviq.

Më pas do të ketë bisedime mes delegacionit hungarez dhe kryesuesës së Këshillit të Ministrave të BeH-së, Borjana Kristo. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR