• e shtunë, 03 janar 2026

Orban: Samiti i BE-së në Bruksel do të fokusohet te lufta dhe paqja

Orban: Samiti i BE-së në Bruksel do të fokusohet te lufta dhe paqja

Budapest, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë. Viktor Orban deklaroi para samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel se tema kryesore e mbledhjes do të jetë "lufta dhe paqja", përveç shumë çështjeve të tjera në agjendë, përfshirë buxhetin shtatëvjeçar të BE-së, migrimin dhe gjendjen në Lindjen e Mesme. 

Orban deklaroi se liderët e BE-së do të bisedojnë nëse dhe në çfarë mënyre duhet të sigurohet mbështetja për Ukrainën - ushtarake, financiare ose e kombinuar - si dhe për të ardhmen e mjeteve të ngrira ruse, njoftoi MTI. 

Kryeministri i Hungarisë paralajmërom se pritet një "konflikti" në kuadër të BE-së mes vendeve që dëshirojnë ta mbështesin Ukrainën dhe atyre që janë për shtyrjen e vendimeve derisa të përfundojnë negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë.

Duke komentuar mjetet e ngrira ruse, Orbani e akuzoi Brukselin për "ndryshimin e paligjshëm të regjimit të mëparshëm" dhe e privoi Hungarinë nga e drejta e vetos, duke paralajmëruar masa ligjore.

Orbani njofton se nëse BE-ja vazhdon me lëvizje të tilla, ajo do të "marshojë drejt një lloji të ri diktature burokratike" në të cilën e drejta e kombeve kërcënohet. 

Ai, gjithashtu, e ka kritikuar Gjermaninë, duke pretenduar se ajo "lëvizë hap pas hapi drejt luftës" dhe kërkon të ringjallë industrinë e saj përmes zhvillimit ushtarak.

Orbani përsëriti se Hungaria nuk do ta mbështesë konfiskimin e depozitave të ngrira në valutë të huaj nga ana e Rusidë ose ndonjë vend tjetër, duke theksuar se vendi i tij ishte "besnik" ndaj BE-së në lidhje me mjetet ruse dhe se të drejtat e tij nuk duhet të kufizohen. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR