• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban refuzoi ta nënshkruajë letrën e BE-së për Trampin: Është mjaft keq që Unioni është lënë mënjanë, është edhe më keq që po japim udhëzime nga kolltuku

Orban refuzoi ta nënshkruajë letrën e BE-së për Trampin: Është mjaft keq që Unioni është lënë mënjanë, është edhe më keq që po japim udhëzime nga kolltuku

Budapest, 12 gusht 2025 (MIA) - Hungaria është anëtarja e vetme e Bashkimit Evropian që nuk e firmosi deklaratën e përbashkët për mbështetje të Ukrainës, dokumenti i nënshkruar nga 26-të vendet tjera anëtare, që kërkon nga Ukraina të marrë pjesë në vendimmarrjen për të ardhmen e tyre.

Hungaria kohë të gjatë ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Ukrainën dhe pjesën tjetër të BE-së dhe është aleati më i afërt i Vladimir Putinit në Evropë. Kryeministri Viktor Orban paraprakisht njoftoi se inkuadrimi i Ukrainës në BE "menjëherë do ta tërheqë Unionin në një konflikt të drejtpërdrejtë".

Në mëngjes ai i theksoi arsyet pse nuk e ka nënshkruar deklaratën: "Ajo deklaratë bën përpjekje të vendosë kushte për takimin në të cilin liderët e BE-së nuk ishin ftuar".

"Është mjaft keq që BE-ja është lënë mënjanë. E vetmja gjë që mund të jetë më keq është nëse fillojmë të japim udhëzime nga kolltuku", shkroi ai.

Orban beson se "e vetmja lëvizje e arsyeshme nga udhëheqësit e BE-së është të iniciojnë një samit midis BE-së dhe Rusisë, të modeluar sipas takimit midis SHBA-së dhe Rusisë".

Kjo nuk është hera e parë që Orban të kundërshtohet në qëndrimin e përbashkët të BE-së për Ukrainën. Hungaria paraprakisht kontestoi vendosjen e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, por në fund kishte hequr dorë, ndërsa gjithashtu refuzoi të nënshkruajë disa deklarata paraprake për mbështetje të Ukrainës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR